Atletiko Bilbao ka prishur ëndrrën e të gjithë tifozëve që donin të shijonin përsëri një finale “El Classico” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Teksa skuadra katalanase bëri detyrën edhe pse me vështirësëi ndaj Real Sociedadit, të kundërtën ka bërë Reali i Madridit. Skuadra e drejtuar nga Zidane u mposht me rezultatin 1-2, duke humbur mundësinë kështu për të shkuar në finale të Super Kupës së Spanjës.
Lojtari i ndeshjes ishte Garcia, i cili shënoi dopietë ndaj skuadrës madrilène. Nga ana tjetër goli i vetëm i shënuar për skuadrën e Zidanit ishte Benzema, i cili vazhdon të tregojë një formë të mirë. Megjithatë pavarësisht lojës së mirë të Atletiko Bilbaos, u duk se kundërshtari më i madh i kampionëve të Spanjës ishte sistemi VAR.
Madrilenve iu anulluan dy gola me teknologjinë VAR, si në minutën e 73-të ashtu dhe në të 83-tën. Gjithashtu në minutën e 99-të të kohës shtesë, Realit iu anullua një penallti pikërisht nëpërmjet teknologjisë, e cila do të rriste shansin që kjo ndeshje të shkonte në “kohë shtesë”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/