VIDEO/ Çfarë shndërrimi i ka bërë Gasperini! I anulohet festa, por shihni realizimin e bukur të Berat Gjimshitit

Nga Klaudio Ndreca

Trajneri Gasperini ka një dorë të madhe në shndërrimin e Berat Gjimshitit. Mbrojtësi shqiptar ka marrë shumë leksione nga profesori i tij që i ka dhënë edhe dënime për të mbërritur në pikën ku ndodhet aktualisht. Përveç pjesës së mbrojtjes që është shquar gjithmonë tek Gjimshiti, ky i fundit ndihmonte pak në aspektin sulmues. Por në futbollin modern ka ndryshuar gjithçka! Portieri duhet të bëjë ndonjëherë rolin e mbrojtësit, ndërsa këta të fundit duhet që të ndihmojnë ekipin për të sulmuar kundërshtarin.

Në këtë pjesë Gjimshiti nuk dallohej dhe kishte gjithmonë hezitim. Në shumë raste Gasperini e ka zëvendësuar mbrojtësin shqiptar, derisa është përmirësuar së tepërmi. Ndryshimin e shohim edhe te Kombëtarja e Shqipërisë atje ku kemi një mbrojtës që dallon dukshëm mbi të tjerët, duke veçuar sigurinë që ka me topin në zotërim dhe duke shtyrë përpara ekipin. Gjimshiti e ka gjetur rrjetën edhe në përballjen e sotme të Atalantës ndaj Cagliarit, atje ku është fituar në shifrat 3-1. Futbollisti shqiptar ka dërguar bukur topin me rrjetë duke qenë preciz në saktësinë e tij pas goditjes me kokë. Megjithatë ishte anësori që i anuloi festën me të drejtë në minutën e 90 për pozicionin jashtë loje, ndërsa konfirmimi me VAR ka thënë edhe fjalën e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online