“Raketa është kthyer”! Shumë kohë heshtje nga Gjermania, Rashica gati për të bërë jehonën në Bundesligë

Milot Rashica ka lënë prap dëmtimin e tij dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Augsburgut. 24 vjeçari është kthyer në stërvitje me Ëerder Bremen ku ka ushtruar në grup, pasi më parë kishte bërë vetëm stërvitje individuale. Lajmin e ka konfirmuar fillimisht trajneri i Ëerder Bremen, i cili u shpreh se lojtari është gati për të luajtur disa minuta, pasi nuk mund të përballojë të jetë aktiv në fushën e lojës për të dyja pjesët.

Më gjatë ka folur drejtori sportiv, Frank Baumann, i cili u shpreh se rëndësia më e madhe për skuadrën e Ëerder Bremen është që lojtari të jetë mirë fizikisht. “Rashica do të jetë i gatshëm për  takimin ndaj Augsburgut. Gjëja më e rëndësishme është që Rashica ndihet shëndosh dhe mirë dhe mund të performojë në nivele të larta. Rikthimi i tij do të jetë shtysë e madhe për ne”,- u shpreh drejtori sportiv. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online