VIDEO | Nokauti më brutal në histori, “merciless” Ray Mercer masakron Tommy Morrison

Nokautet janë një pjesë normale e botës së boksit. Aspekti brutal i sportit është një nga pikat kryesore përse ky sport është aq i popullor, por çdo gjë e ka një cak. Historia njeh shumë nokaute të shokuese, por një veçon ndër të tjerët.

Dueli i vitit 1991, midis dy boksierëve të njohur të peshave të rënda Ray Mercer dhe Tommy Morrison. Të dy vinin të pamposhtur dhe fituesi i duelit do t’i plotësohej një ëndërr: Titulli kampion bote.

https://youtu.be/2zMSjQ3wwV0

Ray Mercer njihej me nofkën “merciless”  (i pamëshirshmi), dhe këtë e tregoi më së miri në raundin e pestë teksa i dha fund duelit me një ndër nokautet më brutale të historisë së sportit.

Një furi grushtesh të forta mbërthyen Morrison, i cili edhe pse humbi vetëdijen, por përplasjet me litarët e kthenin përsëri drejt torturës së pandalshme Mercer, ndërkohë arbitri i takimit në vend që të ndalonte masakrën, u duk si një ndër fansat e shumtë jashtë ringut që po mrekullohej nga grushtet e Mercer.

Çuditërisht në fund të duelit Morrison e mori veten pa qenë nevoja të shkonte në spital dhe vazhdoi të kishte një përvojë relativisht të suksesshme në boksin profesionist, derisa u dorëhoq për shkak të diagonsitikimit me virusin retroviral “HIV”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *