VIDEO/ Njëra më e rëndë se tjetra! Hoxha mbylli mbrëmjen e “Halloween” te Partizani, shihni të gjitha rastet sesi pësohet

Të gabosh është njerëzore, por t’i përsëritesh gabimet dhe të shtosh dozën e gafës, atëherë është momenti për të dhënë përgjigje. Ku është problemi i këtij Partizani? Një skuadër për të cilën është investuar shumë dhe pa frikë mund të quhej si ekipi më i fortë në letër në Superiore. Por në mënyrë paradoksale, kjo skuadër nuk e ka marrë ende fitoren e parë në shtatë javë të kampionatit.

Kush janë përgjegjësit për këtë problem? Kalari e pranon krizën e rezultateve, por me të drejtë ngre shqetësimin: “Po i nisim ndeshjet nga 0-1”. Po, kështu nuk mund të luhet dhe nuk është e drejtë. Megjithatë këto ndeshje po nisin 0-1 për shkak të gafave amatore që vijnë nga lojtarë të caktuar të Partizanit dhe jo nga ndonjë padrejtësi për të kuqtë, nga aktorët e tretë.

Në mbrëmjen e djeshme festohej Halloween dhe Alban Hoxha nuk kishte nevojë për veshje, që të ngjallte panik. Vetëm gjashtë minuta loje dhe portieri i Partizanit bënë një gabim që nuk mund të falet, sidomos kur bëhej fjalë për një ndeshje që trajneri Daja e kishte ultimatum për ta fituar, ndryshe rrezikonte postin.

Por kjo nuk është hera e parë që Alban Hoxha bënë gafa të kësaj natyre. Në këto 7 javë të para, Partizani ka pësuar 7 gola dhe të paktën 5 prej tyre janë thuajse qesharake. Alban Hoxha e tregoi panoramën që do të ofrohej që në ndeshjen e parë kundër Teutës. Portieri i Partizanit e sheh sulmuesin e Teutës që po i afrohet dhe mundohet të heqi topin, por sfera përplaset në këmbën e Georgiev dhe më pas gjen rrjetën.

Një gafë më pak e lehtë nuk ishte ajo me Skënderbeun. Menjëherë pasi Partizani gjeti golin, në topin e gjatë të parë dhe pa adresë nga lojtarët korçarë, Hoxha nuk komunikon mirë me mbrojtësin dhe Skënderbeu gjen barazimin e rezultat. Pa harruar edhe Belicën që në derbin ndaj Tiranës, harron se ekziston VAR-i dhe godet pa arsye lojtarin e bardhebluve që nuk kishte asnjë mundësi për të rrezikuar portën. Më qesharake kthehet diskutimi nëse ky rast ishte apo jo penallti. E golin e pestë që nuk mund të falet te Partizani e përmbyll realizimi i Ibrahimit në derbi, që lihet tërësisht i vetëm në zemër të mbrojtjes të të kuqëve, si të ishte një lojtar i ri që do “i priheshin këmbët” para Alban Hoxhës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *