“Marrëdhënia e lojtarëve me Dajën nuk është si duket”, Dosti kritikon afrimet e verës: Nën nivel, problemi është më i thellë

Edmond Dosti ka folur në “TV Klan” sa i përket problemit që po kalon Partizani. Të kuqtë kanë bërë investime të mëdha në merkaton e verës, por nuk e kanë gjetur ende fitoren e parë në këto shtatë javë të kampionatit. Dosti është shprehur se afrimet e verës janë nën nivel te kryeqytetasit, por gjithashtu tregon se largimi i Dajës nuk do të japi menjëherë fryte.

“Marrëdhënia mes lojtarëve dhe trajnerit, nuk është aq e mirë sa duket. Loja e Partizanit nuk po funksionon, lojtarët nuk po vrapojnë, lojtarët nuk po ndërtojnë. Disa prej tyre janë nën nivel. Duhet ruajtur qetësia, presidenti, drejtori dhe trajneri duhet të kuptojnë se problemi është më i thellë. Edhe nëse vjen dikush tjetër në vendin e Dajës, do të ketë probleme. Tani Partizani duhet të ndryshojë dhe të marrë të paktën 3-4 lojtar në janar”, u shpreh Dosti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online