VIDEO/ Vendoset kampioni në “Niko Dovana”, Vora ngre lart trofeun e Kategorisë së Dytë

Vora – Tomori 2-0, Sadiku 31′, Mziu 39′

Është mbyllur finalja e sotme në “Niko Dovana”. Vora kurorëzohet kampione e Kategorisë së Dytë, teksa mposhti me shifrat 2-0 Tomorin. Takimi u vendos në pjesën e parë, kur erdhën të dy golat. Fraksioni i parë i lojës foli i gjithi për Vorën, ku pasi dominoi kundërshtarin gjeti edhe golin. Fillimisht me Sadikun në minutën e 31-të dhe më pas është Mziu që vulos shifrat 8 minuta më vonë me një supergol.

Ndërkohë Tomori duket më i motivuar në 45 minutat e dyta të ndeshjes. Beratasit nisin të jenë më të qartë dhe nuk pajtohen me rezultatin. Por në fund askionet dhe tentativat e tyre nuk mjaftojnë për të ndryshuar fatin e takimit. Në këtë mënyrë është Vora ekipi që ngre lart trofeun e Kategorisë së Dytë, ndërsa sezoni i ardhshëm do i gjejë të dyja klubet në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online