VIDEO/ Një skuadër modeste befason Totenhemin, Murinjo: Do të doja të bëja 11 zëvendësime

0

Totenhemi është befasuar mbrëmjen e somte në Europa League. Një skuadër modeste dhe jo shumë e njohur si Antverp ka arritur të mposhtë Spërsat me shifrat 1-0. Belgët i kanë rrëmbyer një top mbrojtësit kundërshtar dhe prej andej ka ardhur edhe goli nga Rafaelof.

Një humbje kjo që ka lënë një shije të hidhur edhe te vetë Murinjo. Tekniku portugez është shprehur në konferencën për shtyp pas ndeshjes se donte të bënte 11 zëvendësime. Më pas i jep meritat kundërshtarit, duke thënë se ekipi më i mirë fitoi dhe më i keqi humbi.

“Do të doja të bëja 11 zëvendësime! Nuk i bëra 5 sepse kisha frikë nga 45 minuta të gjata. Në pushimin e pjesës së parë u përpoqa të përmirësoja situatën, por nuk mjaftoi. Në pjesën e dytë u përmirësuam. Në fund Antverp mori atë që meritoi. Ekipi më i mirë fitoi dhe më i keqi humbi”, ka thënë Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.