VIDEO/ Sa shumë e ka rritur Ibra Milanin, “djajtë“ tregojnë forcën edhe në Europë

Milani vijon ecurinë fantastike që nga periudha e kthimit prej izolimit. Skuadra e Piolit nuk njeh humbje as mbrëmjen e sotme dhe një figurë si Ibra ka dhënë efektin e vetë në grup. Lojtarët e ekipit italian janë rritur së tepërmi që nga koha kur sulmuesi suedez ka shkelur te “djajtë“. Një fitore e thellë 3-0 është arritur nga kuqezinjtë, që kanë treguar kështu forcën e tyre edhe në Europë, pavarësisht se tashmë nuk luajnë në Champions League, por në Europa League.

Brahim Diaz ka zhbllokuar shifrat e takimit në pjesën e parë, ndërsa më pas ishin Leao dhe Dalot ata që tundën rrjetën. Një asist perfekt ka ardhur nga këmbët e Benaser në golin e 3-të. Lojtari i Milanit pa lëvizjen e Dalot dhe menjëherë dha një pasim për notën 10 që nga gjysmëfusha e tij. Ndërkohë një tjetër pasim për t’u duartrokitur ishte ai i Dalot që gjen Leaon në zonë, nga ku nuk mund të gabonte për ta dërguar topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/luisHotspur/status/1321881447129665537

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online