Shtohet frika e Kontes për eliminim, humb njeriun gol kundër Realit në Champions

Aventura europiane nuk po shkon siç duhet për Interin e Antonio Kontes. Nëse fitorja e Shaktjorit kundër Realit mund të shihej si një lajm i mirë për zikaltrit, në mendjen e trajnerit italian vërdalliseshin të tjera ide. Frika për eliminim ekzistonte te Konte, që numëron vetëm 2 pikë në po aq ndeshje.

Sfida e radhës është vendimtare përballë Realit të Madridit, të cilët kanë vetëm 1 pikë të grumbulluar dhe do të përpiqen të japin gjithçka ndaj Interit. E tani frika shtohet edhe më tepër, teksa zikaltrit kanë humbur njeriun gol për duelin më të rëndësishëm.

Romelu Lukaku ka probleme në aduktor dhe do të rikthehet pas pushimeve nga Kombëtaret. Sulmuesi belg është lojtari i momentit për klubin italian, pasi ka qenë pikërisht ai që ka shpëtuar Interin në Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online