VIDEO/ Një situatë e çuditshme ndodh në futboll me Ajaksin, portieri dhe mbrojtësi luajnë duke kapur topin me dorë në mes të ndeshjes

0

Një situatë e çuditshme ka ndodhur gjatë ndeshjes së ligës së dytë holandeze mes skuadrës U21 të Ajax-it dhe Roda Kerkrade. Skuadra e vogël e Ajaksit ka vizituar skuadrën Roda në Kerkrada dhe është mposhtur me rezultat minimal 1-0, ndërsa goli i vetëm është parë në minutën e 67-të, pasi Vente realizoi penallti.

Penalltia e dhënë ishte një nga temat kryesore, jo vetëm në Holandë, por edhe në pjesën tjetër të botës. Portieri i miqëve nga Amsterdami nisi lojën dhe ia kaloi topin Kiki Pierit, por mes të dyve pati një keqkuptim të madh. Pieri mendoi se portieri nuk e kishte nisur ende aksionin dhe se do ta gjuante topin nga fillimi i zonës. Prandaj, mbrojtësi i Ajax-it mori topin në duar dhe e vendosi në kuadrat.

Në këtë situatë, arbitri ka treguar penalltinë, e cila ka shtangur Ajaksin. Pavarësisht protestave, gjyqtari nuk e ndryshoi vendimin. Ekzekutimin e mori Rody Dylan Vente, i cili me një goditje të sigurt mundi portierin kundërshtar. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.