Mbrojtësi i Serbisë nuk i kursen elozhet për Ernest Muçin: Çfarë aftësish të mëdha teknike, mund të bëjë karrierë të madhe

Ernest Muçi është shndërruar tërësisht në këtë sezon të ri. Sulmuesi po arrin që të shënojë dhe dhurojë asist, teksa në ndeshjen e djeshme dha dy pasime për gol në atë fitore të Legias me shifrat 1-2 ndaj Ëidzeë. Komplimentet për lojtarin shqiptar kanë ardhur edhe nga mbrojtësi i Serbisë, Filip Mladenovic, që është pjesë e Legias së Varshavës.

“Ernest Muci është një lojtar që ka shumë aftësi teknike. Kur erdhi te Legia, i duhej pak kohë. Ai është i ri dhe mund të luajë në pozicione të ndryshme. E shoh më shumë në 8-ën ose 10-ën, por ai zbuloi se po ecën mirë si sulmues. Një djalë që ka nevojë për mundësi, vetëbesim dhe mund të bëjë një karrierë të madhe”, tha Mladenovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online