VIDEO/ Një shqiptar eliminon tmerrin e Interit!

Dinamo e Zagrebit po fiton me rezultatin 5-0 ndaj Hapoel Ber Sheva në turin e dytë kualifikues të Champions League, teksa sigurisht që protagonisti është një futbollist me origjinë shqiptare i lindur në Sibenik, Arijan Ademi, por që luan me kombëtaren e Maqedonisë, edhe pse ka nënshtetësi kroate dhe ka veshur edhe fanelën e kombëtares së Modriçit & Co në vitin 2013, përpara se të zgjidhte më pas Maqedoninë.

Një dopietë e tij po i jep kualifikimin (përtej mrekullisë izraelite në kthim) skuadrës së Dinamo Zagrebit përballë izraelitëve, të cilët ishin ata që eliminuan Interin në grupet e Europa league, duke e mundur dy herë skuadrën zikaltër, në sezonin 2016-2017.

https://www.youtube.com/watch?v=wj-BSvpyBE8

Në vitin 2013, mesfushori deklaroi se “nga Shqipëria asnjëherë nuk kam marrë ftesë. Me siguri ka munguar interesimi i tyre dhe për këtë arsye nuk mund të flas në mënyrë hipotetike “çka do të bëhej nëse do të bëhej”. Atyre nuk i ka shkuar mendja të më kontaktojnë. Tani, pas ftesës së Kroacisë dhe debutimit që bëra në fanelën kroate në ndeshjen miqësore kundër Koresë Jugore është tepër vonë, sepse kam vendosur të luaj për Kroacinë”…

https://www.youtube.com/watch?v=Nx9Ddb3A9CI

Por, me Kroacinë zgjati shumë pak, “dashuria”… Pasi, zgjodhi Maqedoninë më pas…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online