Super Ibra-imi! Shkëndija mposht moldavët!

Shkëndija merr një fitore me shumë vlera në sfidën e parë ndaj Sherif Tiraspolit në një mbrëmje magjike Champions, ku në lojë është kualifikimi për në turin e tretë të Champions League. Skuadra kuqezi ka mundur minimalisht 1-0 skuadrën moldave, e cila ishte ajo që eliminoi Kukësin një vit më parë, në këtë kohë dhe po në Champions League.

Megjithatë, ende asgjë nuk ka mbaruar, pasi pas një jave do të jetë ndeshja në Moldavi.

Kuqezinjtë dominuan në pjesën e parë, edhe pse goli erdhi vetëm pas 24 minutash me Ibraimin dhe do të ishte i vetmi i takimit. Për Ibraimin është goli i pestë në 3 ndeshjet e zhvilluara në Champions këtë edicion.

Ishte një goditje dënimi nga 20 metra ajo që bëri diferencën, edhe pse Zhunior pati mundësinë e dyfishimit, por shtylla e ndali.

Edhe pse Sherifi reagoi, nuk arriti të thumbonte asnjëherë portën e ekipit shqiptar.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë iu afruan golit edhe në disa momente, ashtu si miqtë, por në fund fitorja është mëse e merituar për djemtë e Qatip Osmanit.

Champions/ Turi 2 – “Filip Arena II”

1-0

Shkëndija-Sherif Tiraspol

Shënues: Ibraimi 24’

SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Musliu, Adili, Murati, Alimi, Trote, Selmani, Emini, Zhunior, Ibraimi

SHERIF TIRASPOLI: Mikuliç, Kristiano, Kulusiç, Susiç, Posmaç, Këndysh, Kapiç, Paliç, Badibanga, Kamara, Xho Santos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online