VIDEO/ Një sezon më parë prekën fundin! Tifozët çojnë peshë stadiumin, Shalke rikthehet në Bundesligë

Shalke 04 ishte zhgënjimi i madh sezonin e shkuar, kur firmosi rënien nga kategoria. Një klub me traditë të madhe në futbollin gjerman, që iu desh të luante në Bundesligën 2 këtë edicion. Megjithatë pritja për ta parë ekipin përsëri në elitë nuk ka zgjatur shumë për tifozët e Shalkes.

Skuadra nga Gelsenkirshen është ngritur përsëri, duke zyrtarizuar mbrëmjen e djeshme prerjen e biletës për në ajkën e futbollit Gjerman. Shalkja ka mposhtur St. Paulin me rezultatin 3-2 dhe kjo ka mjaftuar për të siguruar ngjitjen në Bundesligë.

Tifozët gjermanë kanë tejmbushur triubunat mbrëmjen e djeshme, duke çuar peshë stadiumin. Atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme dhe duket se ka dhënë frytet e veta për lojtarët, të cilët nga ana e tyre ua kanë shpërblyer besnikërinë tifozëve./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online