Morën humbje poshtëruese që i la pa Champions, Fernandes bën autokritikë: Nuk e meritoja fanellën e Mançesterit sot

Mançester Junajtid mori mbrëmjen e djeshme një humbje turpëruese. “Djajtë e kuq“ u mposhtën me rezultatin e thellë 4-0 nga Brajtoni, duke humbur kështu çdo mundësi për të qenë pjesë e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Kjo humbje ka ngjallur pakënaqësi të madhe te tifozët, të cilët kanë kritikuar në kor lojtarët e tyre, që i kanë quajur si të padenjë për Mançester Junajtedin. Bruno Fernandez ka pranuar tërësisht kritikat në prononcimin e dhënë pas sfidës, teksa u shpreh se ajo çfarë dha në fushë nuk mjafton për fanellën e “djajve të kuq“.

“Unë jam një prej atyre njerëzve. Ajo çfarë bëmë sot, ajo çfarë bëra unë sot, nuk mjafton për fanellën e Mançester Junajtedit. E pranoj këtë”, ka thënë Bruno Fernandez./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online