VIDEO/ Një penallti i jep Interit kualifikimin në Champions, Reali dhe Bajerni mbyllin llogaritë me grupet

Ka përfunduar xhiroja e katërt e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut kanë mbyllur llogaritë në grupet e tyre. “Los blancos” kanë mposhtur Bragën me shifrat 3-0, duke qendruar në krye të renditjes me 12 pikë të grumbulluara. Po të njëjtin numër pikësh kanë edhe bavarezët. Këta të fundit kanë mposhtur Gallatasarin 2-1 mbrëmjen e sotme dhe kanë hipotekuar kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe Interi i Inzagit. Zikaltrit kanë marrë një fitore minimale 0-1 kundër Salcburgut në transfertë. Ndeshja u vendos në minutën e 85, kur Lautaro Martinezi gjeti rrugën e rrjetës nga pika e bardhë e penalltisë. Sa i përket grupit B, Arsenali ka fituar 2-0 kundër Sevijës, ndërsa PSV Eindhoveni ka mposhtur Lensin 1-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *