“Teatri juaj i maktheve”! Tifozët kërcënojnë Manchester United-in, “djajtë e kuq” i shënuan gol që në minutën e 3-të

Copenhagen-i është duke luajtur kundër Manchester United-it ndeshjen e katërt në grup në Champions League. Tifozët danezë u përpoqën të “kërcënonin” skuadrën angleze me banerin e shfaqur në tribunë përpara nisjes së takimit.

“Teatri juaj i maktheve”, ishte ironia e ultrasve të Copenhagen-it, duke ditur faktin se stadiumi Manchester United-it shpesh emërtohet si “teatri i ëndrrave”. Por koreografia e zgjedhur nuk i ka shkuar si duhet. Vetëm 3 minuta lojë dhe “djajtë e kuq” gjetën rrugën e rrjetës me anë të Hojlundit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online