VIDEO/ Një gol në minutën e 90 shpëton Milanin nga turpi me vendin e fundit në Serinë A, “djalli“ ka humbur rrugën e titullit

Milani ka zhgënjyer tifozët mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë janë ndalur në barazim 2-2 Salernitana e vendit të fundit. Ekipi i Piolit ka gjetur i pari rrugën e rrjetës në minutën e 17 me anë të Tomorit, por vetëm tre minuta përpara fundit të pjesës së parë Fazio barazoi sërish rezultatin. Në minutën e 63-të ishte Candreva ai që i dha epërsinë Salernitanës.

Këta të fundit e ruajtën avantazhin deri në minutën e 90, kur Luka Jovic-i e shpëtoi Milanin nga turpi i humbjes. Me këtë barazim “djalli” ka humbur rrugën drejt titullit, teksa tashmë është 8 pikë larg Interit, ndërsa zikaltrit kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar. Milani ka vënë në pikëpyetje edhe pjesëmarrjen në Champions, pasi 5 pikë e ndajnë nga vendi i 5-të në Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online