VIDEO/ Një gol me vlerë kualifikimi, një shqiptar dërgon Italinë mes 4 më të mirave të Europës

Italia U19 ka arritur të sigurojë vendin e dytë në grupin A në Kampionatin Europian U19. Axurrëve të vegjël u ka mjaftuar një barazim 1-1 kundër bashkëmoshatarëve të Polonisë për të kaluar grupin. Strzalek kaloi polakët në avantazh që në minutën e 8 të takimit, por shifrat u kthyen sërish në baraspeshë brenda pjesës së parë.

Ishte Luis Hasa ai që në minutën e 34-t shfrytëzoi një asist të përsosur të Vignato-s dhe tundi rrjetën. Një gol që më pas vulosi kualifikimin e Italisë, teksa shifrat mbetën të pandryshuara deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit kryesor. Një shqiptar i jep kështu kualifikimin italianëve, të cilët me kalimin e grupit shkojnë mes katër më të mirëve të Europës në grupmoshën e 19-vjeçarëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online