VIDEO/ Një gol i klasit të lartë nga Peter Olainka, tani do të mbetet pa “Champions League”

Peter Olainka, ishte ky produkti i kampionatit shqiptar që ka shkëlqyer në “Champions League”. Me një gol në transfertën ndaj Interit dhe për të vazhduar me super paraqitjen ndaj Barcelonës, atje ku në shumë raste do të linte në vend edhe Piken.

Por në sezonin e ri nuk do të kemi mundësinë që ta shohim Olainkën në nivelin më të lartë të futbollit europian. Në mbrëmjen e djeshme Slavia e Pragës humbi në shifrat 4-1 në transfertë ndaj Midtjylland, ndërsa ndeshja e parë u mbyll pa gola.

Megjithatë nuk ishte kaq e lehtë kjo fitore për ekipin danez pasi e gjeti avantazhin vetëm në minutën e 84 falë një penalltie dhe aty do të niste shthurja e Slavias së Pragës. Të parët do të kalonin në avantazh miqtë me golin fanastik të Peter Olainkës.

Në minutën e 3 të takimit do të tregonte të gjithë aftësitë e tij për të gjetur rrjetën dhe duke krijuar idenë e një tjetër suksesi që mund të vinte në “Champions League”. Por pas këtij eliminimi Slavia duhet të kënaqet vetëm me mbërritjen në grupet e “Europa League”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online