VIDEO/ Me portën bosh dhe e nxjerrë jashtë, ish-futbollisti i Skënderbeut e bën komedi në Kosovë

Oto John u largua zyrtarisht nga Skënderbeu në muajin janar për të mbërritur te Prishtina. Kryeqytetasit e panë sulmuesin si një afrim që do të përforconte së tepërmi skuadrën, pasi i kishte shfaqur vlerat e tij më herët dhe kishte nuhatje të madhe për gjetjen e golit.

Por në përballjen e djeshme ndaj Trepçës 89, atje ku u humb në shifrat 1-0, një peshë të madhe të fajit mbi këtë dështim e ka edhe Oto John. Trepça arriti që të fitonte pas golit të Arbnor Mujës në minutën e 82, teksa nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Rasti flagrant që humbi Oto John në minutën e 38 ishte një komedi më vete. Sulmuesi i Prishtinës bëri një lëvizje të bukur që e nxori huq portierin kundërshtar dhe teksa gjendej me portën e boshatisur, nuk i ka gjetur kohën topit dhe ka bërë më të vështirën, për ta dërguar sferën shumë larg portës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online