VIDEO/ Një gol i anulluar dhe penalltia e humbur, fati i keq përndjek Armando Brojën në 90 minutat e para me Southampton-in

Armando Broja ka luajtur sot për herë të parë 90 minuta të plota me ekipin e Southampton-it. Këta të fundit janë përballur me Sheffield United në raundin e 3-të të EFL Cup. Koha e rregullt është mbyllur me shifrat 2-2, ndërsa fituesi është përcaktuar nga ruleta ruse e penalltive.

Fati i keq e ka përndjekur Brojën në këtë sfidë, teksa nuk ka mundur të shënojë në portën kundërshtare. Sulmuesi shqiptar tund rrjetën në minutën e 50, por gjyqtari i mohon festën për pozicion jashtë loje. Gjithashtu talenti 20-vjeçar humbi penalltinë e tij në fund, por kjo nuk ka ndikuar te skuadra e Southampton-it, e cila ka siguruar biletën për në fazën tjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online