VIDEO/ Premio bën të vetën! Vllaznia është kthyer në shinat e duhura, largohet triumfuese nga Korça

LIVE, Skënderbeu-Vllaznia 0-2, Dilaver 33′, Da Silva 41′

Java e dytë e Kategorisë Superiore është mbyllur me sfidën mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Vllaznia largohet me trimfuese me shifrat 0-2 nga Korça dhe merr me vete 3 pikët. Premio duket se ka bërë të vetën, teksa lojtarët presin milionat e premtuar në Shkodër për “kokën” e Skënderbeut.

Gjithçka është vendosur në 45 minutat e para të takimit. Ishte sërish Dilaver ai që gjeti golin për kuqeblutë, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 33-të. Më pas Da Silva dyfishon shifrat dhe vulos rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Vllaznia është kthyer në shinat e duhura këtë sezon, teksa bind me 3 fitore në po aq takime të zhvilluara në këtë sezon, ku 2 janë arritur në kampionat dhe një fitore me goleadë është siguruar në Kupën e Shqipërisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Bicaj, Meksi, Taipi, Mara, Rrapaj, Berisha, Pusi, Mensah

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Krymi, Marku, Kruja, Isaeski, Viktor da Silva, Imeri, Dilaver

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online