VIDEO/ Një gol çudirash! Topi del jashtë dhe portieri ia servir kundërshtarit, Mitroviç shënon golin më të pazakontë

Një gol çudirash është shënuar sot në ndeshjen mes Huddersfield dhe Fulham. Këta të fundit kanë fituar me goleadë 1-5, ndërsa festa nis që në minutën e 9. Një top i gjatë i kthyer pas bën portierin e Huddersfield të dalë nga porta e tij dhe të vihet në kontroll të sferës.

Megjithatë gardiani i klubit anglez del jashtë megjithë topin, të cilin në tentativë për ta kthyer përsëri në lojë e servir për kundërshtarin. Arbitri vijon lojën dhe e quan të rregullt aksionin, nga ku përfiton Mitroviç, i cili në rrëzim e sipër tund rrjetën. Ky ishte goli i parë për Fulham në këtë takim dhe padyshim më i pazakonti në karrierën e sulmuesit serb./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online