Kombëtarja gjermane është larg atij ekipi që gjithnjë jemi mësuar të shohim. Epokës së Lëv duket se i ka ardhur fundit, pasi ndeshje pas ndeshje po shohim një Gjermani që nuk bind në fushën e lojës. Pas disa rezultateve zhgënjyese “panzerat“ janë rikthyer te fitorja, por pa arritur të ngrohin sërish tifozët dhe opinionin sportiv.
Transferta ndaj Ukrainës së Shevçenkos është fituar me shifrat 1-2, megjithëse pritej më tepër. Kjo për vetë faktin se në portën kundërshtare gjendej portieri i tyre i 4-t, teksa 3 gardianët e përhershëm janë prekur nga Koronavirusi dhe nuk mund të ishin nën urdhërat e trajnerit të Ukrainës. Madje ka qenë pikërisht një gafë e portierit Bushan ajo që i ka dhuruar golin e dytë Gjermanisë.
Gardianit ukrainas i ka shpëtuar topi nga duart gjatë një dalje në zonë dhe kaq ka mjaftuar që Leon Goretzka të shfrytëzojë shansin e artë për të tundur rrjetën. Nga ky gabim lind goli i dytë i “panzerave”, që rezulton të jetë vendimtari, pasi në pjesën e dytë Malinovski ngushton shifrat në 1-2, të cilat mbeten të pandryshuara deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/KimmichFanatic/status/1315017872603860992