La futbollin për të shkuar në luftë/ E mbani mend historinë e kapitenit të Armenisë? Epo, ka një problem të vogël…

Nga Klaudio Ndreca

E mbani mend historinë e kapitenit të Armenisë, që la futbollin dhe transferimin e ri pasi duhej t’i përgjigjej vendit të tij dhe të mbërrinte në luftë? Epo ka një problem të vogël, nuk është e vërtetë. Lajmi që ka bërë xhiron e të gjitha mediave botërore rezultoi të ishte një “fake news”, duke mos pasur asnjë lidhje me vërtetësinë.

Në fakt jo edhe me pa të drejtë pasi të gjithë ngatërresën e ka bërë skuadra greke e Larisas. Ky duhej të ishte ekipi i ri për Varzdat Haroyan, por kalimi i tij do të dështonte. Larisa mbërriti me një njoftim për shtyp duke thënë: “Transferimi i Haroyan është anuluar sepse futbollisti ashtu siç të gjithë qytetarët e tjerë armenë deri në 40 vjeç janë rekrutuar për luftë”.

Teksa lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë kishte shpërthyer dhe dalë nga kontrolli, lajmi për kapitenin Haroyan do të merrte me të njëjtën shpejtësi vëmendjen e gjithë mediave europiane, po aq sa edhe vetë përplasja mes shteteve. Së fundmi është menaxheri i lojtarit, Daniel Azin, i cili ka hedhur poshtë gjithçka duke u shprehur se kapiteni i Armenisë është gati për një transferim në Rusi, atje ku merkato mbyllet në 17 tetor.

Sa i përket deklaratës së publikuar nga ana e Larisas, menaxheri shprehet se mund të ketë ardhur nga mërzitja që dështuan për të nënshkruar marrëveshjen. Shqipëria e anuloi miqësoren me Armeninë për shkak të situatës që ndodhet ky vend, ndërsa po kjo Kombëtare do të luajë për Ligën e Kombeve ndaj Gjeorgjisë në ditën e nesërme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online