“Një diamant i ri në Paris”! Kështu ka zgjedhur PSG ta quajë mbërritjen e Mesit në organikën e saj. Francezët kanë zyrtarizuar kontratën 2-vjeçare me ikonën e Barcelonës, ndërsa me anë të një videoje bëjnë edhe prezantimin e tij në Paris. Gjigantët e Ligue 1 i japin fund edhe enigmës së madhe, duke zbuluar numrin që do të mbajë mbi shpinë “pleshti”.
Argjentinasi 6 herë fitues i Topit të Artë refuzoi ofertën e Nejmar për të marrë numrin 10, ndërsa numri 7 i përket Mbapesë. Lionel Mesi habit me numri ne zgjedhur në fanellë, pas së cilës do të shënohet shifra 30./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
A new ? in Paris !
PSGxMESSI ??? pic.twitter.com/2JpYSRtpCy
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 10, 2021