MLS ofron gola spektakolarë, nga më të ndryshmit. Të fundit e ka realizuar mesfushori i Siatëll Saunders, Kristian Roldan, i cili ashtu si portugezi i Juventusit, veç inicialeve të emrit, mban edhe numrin 7.
Roldan realizoi në minutën e 42-të golin e barazimit për skuadrën e tij ndaj Minesota Junajtid. Mesfushori nuk ngurroi të gjuante fort nga distanca dhe topi përshëndeti rrjetën. Portieri kundërshtar u mundua ta ndalte topin, por e preku vetëm me majën e gishtave pa mundur ta devijojë.