VIDEO | Një autogol skandaloz dhe penallti “fair-play”, nuk do t’u besoni syve!

Episodet e çuditshme, që ndodhin në futboll janë të shumta. Më poshtë ju kemi sjellë dy raste, ku njëri vjen nga Spanja, ndërsa një nga Italia. Sa të çuditshme, aq edhe komike ato që kanë ndodhur. Në sfidën midis Atletiko Levates dhe Badalonës, e vlefshme për kategoritë e ulëta të futbollit spanjoll, ekipi i Levantes ka shënuar një autogol.

Një nga lojtarët kuqeblu ka fituar faull afër zonës së tij dhe e ka kryer me shpejtësi, duke kthyer topin prapa te portieri, i cili i pavëmendshëm ka pësuar një autogol. Festë për ekipin e Badalonës, me arbitrin që e akordon golin si të rregullt. E përmendim këtë pjesë, pasi sipas rregullores së FIFA-s, goli duhet të konsiderohej i parregullt.

“Çdo goditje dënimi, nëse kryhet dhe përfundon në autogol pa e prekur asnjë lojtar tjetër veç atij që e ekzekuton, bën që arbitri të fishkëllejë një goditje këndi për ekipin kundërshtar”, kjo është rregullorja në FIFA dhe sipas këtij rregulli goli nuk duhej të cilësohej si i rregullt.

EPISODI NË ITALI – Ndërkohë vjen një gjest, që është për t’u vlerësuar nga Italia. Në ndeshjen midis Kampobasos dhe Isernias, një mosmarrëveshje midis gjyqtarit kryesor dhe atij anësor ka bërë që në favor të ekipit të Isernias të akordohej një penallti Shkak u bë fakti që lojtari i Kampobasos mori topin në dorë.

Për shkak të këtij 11-metërshi të padrejtë, në shenjë solidariteti dhe “fair-play”, lojtari i Isernias e humbi penalltinë, duke e nxjerrë qëllimisht jashtë. Një gjest me të vërtetë për t’u duartrokitur dhe vlerësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online