Kupa e Turqisë ka sjellë ditën e djeshme një ndeshje mjaft emocionuese mes Fatih Karagumrukut dhe Koniasporit. Takimi ka përfunduar me rezultatin 5-4, ku ka vendosur goli i Emre Mor-it në minutën e 105 për të sjellë eliminimin e skuadrës së Çekiçit e Cikalleshit.
Por nëse loja nga skuadrat ishte e zjarrtë, e kundërta thuhet për temperaturat në Stamboll. Era e fotë dhe temperaturat e ulta janë përjetuar së tepërmi nga portieri i Fatih Karagumrukut. Në momentin ku po luhej koha shtesë kamerat fokusojnë Emiliano Vivianon duke u dridhur i gjithi pranë katërkëndëshit të tij. Megjithatë i është dashur të durojë të ftohtin deri në fund për të shijuar më pas kualifikimin për në turin tjetër të Kupës së Turqisë./Sport Ekspres/
??V. F Karagümrük kalecisi Emiliano Viviano’nun so?uktan titredi?i anlar.
Zorlu hava ko?ullar?nda müthi? mücadele gösteren iki tak?m? da tebrik ediyoruz. ? pic.twitter.com/AnjyElTIND
— A Spor (@aspor) February 8, 2022