VIDEO/ Ngjason me magjinë e Paul Shcoles, shihni predhën që i humbi finalen Chelsea-t në Angli

Leicester City bëri të pamundurën duke mposhtur në finale të FA Cup Chelsean e Tuchel. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Youri Tielemans, i cili aktivizohet me Kombëtaren e Belgjikës. 24 vjeçari shënoi me një “predhë” nga distanca në minutën e 63-të. Topi përfundoi në cepin e sipërm të portës dhe Kepa nuk mund të bënte asgjë për ta ndaluar.

Ky gol lehtësisht mund të shpallet goli i javës, pasi ishte mjaft i bukur. Për nga mënyra e ekzekutimit ngjason me golin e Paul Scholes, lojtarit të Manchester United në vitin 2008. Anglezi lëshoi një “predhë’ nga jashtëzone dhe përfundoi në trekëndësh. Uefa Champions League e shpalli këte gol më të bukurin e vitit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online