VIDEO/ Ngatërrohet me këmbët e tij, Nagatomo shënon autogol qesharak dhe i heq fitoren Marsejës

Marseja është ndarë në barazim 1-1 kundër Reims në takimin e sotëm të vlefshëm për Ligue 1. E fajtor për 2 pikët e humbura është një emër që tifozët e njohin mirë, Juto Nagatomo. Ish-mbrojtësi i Interit ka bërë shpesh xhiron e rrjetit me gabimet e tij dhe duket se zakonin nuk e ka harruar ende.

Në minutën e 20 të takimit lojtari i Reims shërben një top në zonë, që përfundon te Nagatomo. Por pavarësisht se ishte i pashqetësuar nga kundërshtarët dhe mund të spastronte zonën, japonezi ngatërrohet me këmbtët e tij dhe rastësisht e dërgon sferën në rrjetë. Një autogol qesharak ky që i fali avantazhin rivalëve dhe i hoqi kështu nga duart fitoren Marsejës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online