Vetëm 5 minuta dhe tund rrjetën, Bekim Balaj vazhdon shkëlqimin në Austri

Bekim Balaj po kalon një formë mjaft pozitive në radhët e Sturm Graz. Skuadra austriake fitoi ndeshjen e 5-të radhazi një kampionat, teksa ditën e sotme mposhti pastër 3-0 ekipin St Polten. Protagonist në këtë takim ishte sërish sulmuesi shqiptar. Shkodranit i kanë mjaftuar vetëm 5 minuta në fushë për të tundur rrjetën kundërshtare.

Balaj futet në lojë në minutën e 72-të, ndërsa në të 77-ën i dërgon shifrat në 3-0. Lojtari i Kombëtares shqiptare po vazhdon shkëlqimin e tij në Austri, pasi në 4 ndeshjet e fundit ka arritur të realizojë 3 gola, pavarësisht se nuk ka qenë titullar për Sturm Graz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online