Marseja është ndarë në barazim 1-1 kundër Reims në takimin e sotëm të vlefshëm për Ligue 1. E fajtor për 2 pikët e humbura është një emër që tifozët e njohin mirë, Juto Nagatomo. Ish-mbrojtësi i Interit ka bërë shpesh xhiron e rrjetit me gabimet e tij dhe duket se zakonin nuk e ka harruar ende.
Në minutën e 20 të takimit lojtari i Reims shërben një top në zonë, që përfundon te Nagatomo. Por pavarësisht se ishte i pashqetësuar nga kundërshtarët dhe mund të spastronte zonën, japonezi ngatërrohet me këmbtët e tij dhe rastësisht e dërgon sferën në rrjetë. Një autogol qesharak ky që i fali avantazhin rivalëve dhe i hoqi kështu nga duart fitoren Marsejës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Le plus beau but de l’année signé Nagatomo https://t.co/P5Zp1lmAJv
— ????????? ?? (@Paredinho) December 19, 2020