Ndoshta goli më i mirë nga goditja e dënimit këtë vit na vjen nga Brazili. Përshtypja e përgjithshme është se brazilianët luajnë futboll më mirë se kushdo tjetër dhe i kushtojnë shumë vëmendje goditjeve të dënimit. Ronaldinho, Juninho dhe Pele janë vetëm disa nga të mëdhenjtë të cilët kanë shfaqur potencialin e tyre.
Pa harruar edhe Roberto Carlos që njihej gjithmonë për gjuajtjet e tij të hidhura nga distanca. Por këtë herë është Fabio Alves që i ka befasuar të gjithë nga 40 metra largësi me trajektoren e topit në fitoren e Florestes ndaj Victoria. /Sport Ekspres/
Esse foi o golaço que nos deu a vitória na partida de ontem a noite. O gol foi marcado pelo nosso lateral-esquerdo Fábio Alves.
VAMOS FLORESTA ? pic.twitter.com/JAAHohjFYI
— Floresta ?? (@florestaomaior) April 17, 2022