VIDEO/ Nga Teuta te befasia ndaj Crvena Zvezdës! Sherif një hap larg grupeve të Champions-it, në finish mund të gjejë Muçin

Sherif Tiraspoli është surpriza e madhe e kualifikueseve të Champions League. Rruga drejt suksesit nisi në Durrës me Teutën, të cili e mposhti me shifrat e thella 0-4. Pas eliminimit të kampionëve të Superiores, moldavët kanë kaluar edhe pengesën e radhës me emrin alashkert, ndërsa sot bëjnë befasinë e madhe edhe ndaj Crvena Zvezdës.

Ndeshja e parë në Beograd u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa mbrëmjen e sotme i ka mjaftuar goli i Arboledas në minutat shtesë të pjesës së parë për të siguruar biletën në fazën “play off”. Sherifi bën mrekullinë, ndërsa në vijën e finishit mund të gjejë Ernest Muçin në rast se Legia kualifikohet ndaj Dinamos së Zagrebit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/colanalytics_/status/1425157423493492736

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online