Vendoset data për rifillimin e Premier League, në Angli përcaktojnë edhe rikthimin e tifozëve në stadium

Ka mbetur ende edhe një javë për t’u luajtur, por në Angli kanë menduar që tani për sezonin e ardhshëm. Premier League ka përcaktuar datën se kur do të fillojë edicioni 2020-2021. Data 12 shtator do të ngrejë siparin për sezonin e ri. Kjo është vendosur nga vetë klubet e elitës angleze në takimin e sotëm që kanë mbajtur së bashku.

Ndeshjet e para do të luhen pa praninë e tifozëve, ndërsa duke nisur nga 1 tetori do të synohet rikthimi i tyre në stadiumeduke respektuar masat e distancimit social. Ndërkohë ndeshja e fundit do të luhet më datën 23 maj, kur është planifikuar të përfundojë sezoni i ardhshëm i Premier League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online