VIDEO/ Nga Kombëtarja te asisti në Francë, Qazim Laçi bëhet i rrezikshëm në zonën kundërshtare

Qazim Laçi është duke kaluar një formë mjat pozitive në karrierën e tij. Talenti shqiptar ka qenë pjesë e Kombëtares në ndeshjet e muajit nëntor, ku ka zbritur në fushën e lojës edhe si titullar, duke bërë një paraqitje të mirë për kuqezinjte. Nga Shqipëria tashmë ka shkuar drejt Francës, ku nivelin e mirë të lojës e ka marrë me vete.

Laçi ka qenë protagonsit në ndeshjen e sotme që ekipi i tij luajti kundër Guingamp-it, ku dhuroi asistin në golin e parë të Ajaccio, që hapi edhe shifrat e takimit. Mesfushori shqiptar bëhet i rrezikshëm në zonën kundërshtare, ku driblon fillimisht njërin prej mbrojtësave që kishte përballë, ndërsa më pas lë topin për Riad Nouri, i cili në mënyrë perfekte e dërgon topin në rrjetë.

Megjithatë përgjatë takimit do të shënoheshin edhe 3 gola të tjerë nga të dyja skuadrat, me ndeshjen që përfundoi në barazim 2-2. Të dyja skuadrat ndajnë kështu nga një pikë pas vërshëllimës së fundit të arbitrit dhe Ajaccio shkon në kuotën e 11 pikëve të grumbulluara në po aq ndeshje të zhvilluara në kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/noob_fcb/status/1330970581685182468

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online