Speciale/ Çfarë fituam me Rejën në Ligën e Kombeve? Lojtarë për 10 vitet e ardhshme, Shqipëria me largpamësi

Nga Klaudio Ndreca

Si rrallëherë në histori dhe në ato rastet që numërohen me gishtat e njërës dorë, Shqipëria e mbylli një kompeticion në vendin e parë.. Një entuziazëm që nuk zgjati shumë, pasi cilësohej si mbyllja e detyrës në “Ligën e Kombeve”. Padyshim që arritja në Europianin e Francës e ka rritur së tepërmi stekën e Kombëtares, ndërsa më parë quhej arritje nëse nuk dilnim të parafundit në grup.

Kjo është panorama që ofrohet në kaq pak vite të kaluara. Por këtë herë Kombëtarja fitoi shumë më tepër sesa thjeshtë prestigji duke kaluar në Ligën B dhe duke përfunduar si e para e grupit. Nëse e analizojmë me kujdes këtë edicion të Ligës së Kombeve janë zbuluar talentet të shumtë dhe Shqipëria do t’i ketë disa prej tyre edhe për 10 vitet e ardhshme. Rreth 37 futbollistë të Shqipërisë janë evidentuar në Ligën e Kombeve pas spikatjes së tyre nga specialistët, duke dubluar çdo pozicion dhe duke rritur alternativat për trajnerin Reja. Madje për herë të parë nuk e ka vendin të sigurt as Elseid Hysaj në Kombëtare.

Pas paraqitjeve mbresëlënëse të Albi Dokës, tanimë edhe mbrojtësi shkodran duhet të djersijë shumë fanellën. Në të kundërt do të shoh sesi luajnë shokët e tij dhe ta ndjekë Shqipërinë nga stoli. Pa harruar edhe futbollistët e tjerë si Armando Broja, Sherif Kallaku, Xhakomo Vrioni, Enis Cokaj, Ramen Cepele dhe Marsel Ismajgeci. Të gjithë këta futbollistë kanë pasur mundësinë e tyre që të lënë përshtypje të mirë për t’u grumbulluar sërish te Kombëtarja A dhe të tregojnë aftësitë e tyre.

Padyshim që kulmi arriti me debutimin e Çepeles, djaloshit 17-vjeçar që arriti të mbante në kontroll një sulmues si Vedat Muriqi. Asnjë ndeshje zyrtare nuk kishte zhvilluar në futbollin “burrëror”, por vetëm tek të rinjtë. Por kjo nuk e ndaloi Cepelen që të bënte një paraqitje të mrekullueshme duke i bërë shumë “specialistë” që të përtypnin fjalët e paragjykimet e tyre.

Kur Cepele u paraqit në nivelin më të lartë nuk ngurruan edhe komentet që e shihnin këtë debutim si normalitet. E cili trajner tjetër shqiptar mund t’i kishte dhënë këtë besim? Shumë pak, e gjitha është çështje e një mentaliteti.

Pikërisht në vendin që të rinjve nuk u jepet kurrë besimi në çdo aspekt dhe në çdo fushë… nuk duhet të gënjejmë veten! Që të punosh diku dhe të marrësh përgjegjësi duhet që të kesh me patjetër një eksperiencë dhe kjo eksperiencë nuk ka se ku të merret. Pra logjika jonë nuk qëndron në asnjë vend, por ndonjëherë këto tipare të veçanta na dallojnë si shqiptarë.

Ashtu si edhe në rastin e Keidi Bares që pasi kaloi nga të gjitha ekipet zinxhirë te Kombëtarja, shihej ende me dyshim nga shumë specialistë se po i jepej mundësia shumë herët. Por e vërteta ishte tërësisht tjetër pasi Bare e kishte treguar se e meritonte shansin kohë më parë për të treguar vlerat e tij duke u bërë “i paprekshëm” në Kombëtare.

Në ndeshjen kundër Kosovës do të debutonte Hoxhallari dhe do t’i jepej mundësia edhe Selahit për të shfaqur aftësitë e tij. Pra një listë me shumëllojshmëri emrash premtues për të ardhmen dhe duke i dhënë talenteve shansin e munguar më herët. Jon Mersinaj është një tjetër futbollist që ka pasur vëmendjen e vazhdueshme të Rejës, por nuk ka ardhur ende te Shqipëria për shkakun e dëmtimeve.

Këtu nuk duhet të harrojmë edhe prurjet që vijnë nga Kombëtarja U-21 si një logjikë e një pune dhe projekti afatgjatë. Pra futbollistët nuk janë të dalë rastësisht pasi shkëlqejnë në Europë dhe papritur shihet se kanë lindur në Shqipëri, por përzgjedhja bëhet që në moshat më të vogla për të bërë edhe hapin e madh. Pasi lojtarët tregojnë vlerat e tyre me grupmoshat U-17, U-19, U-20, U-21, atëherë bëjnë kalimin në Kombëtaren A. Një ndër këto raste ishte edhe Marash Kumbulla që ka dhënë kontribut të mëparshëm me moshat tona. E brezi i Shpresave është i jashtëzakonshëm pasi rezultatet e tyre janë në rritje dhe shumë prodhime po bëhen gati për të lënë gjurmë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online