“Thonë se po më vjen fundi me Balajn dhe Sadikun”, Cikalleshi flet hapur: Nuk jam plakur unë akoma…

Sokol Cikalleshi ishte “heroi” i Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve duke ndihmuar me golat e tij që kuqezinjtë të marrin vendin e parë. Në një intervistë për “Procesi Sportiv”, sulmuesi shqiptar ka folur hapur. Fillimisht për të heshtur kritikën që e ka quajtur “të vjetër” së bashku me Sadikun dhe Balajn. Pra konkurrenca e Brojës dhe Seferit ka sjellë që Cikalleshi të ndezi motorët. Gjithashtu një sqarim i jepet edhe çështjes të shumë komentuar se mungesa e tij në transfertën kundër Lituanisë dhe Kazakistanit ishte një dënim nga ana e Rejës.

“Unë ndihem shumë i lumtur që Kombëtarja ka arritur që të fitojë me golat që unë kam shënuar. Sigurisht që nuk është këtu vetëm merita ime, por e gjithë grupit. Mungesa ime në dy transfertat? Po janë disa gjëra që ndodhin brenda familjes, ndodhin për të parë dhe provuar elementet e rinj, janë gjëra që ndodhin për mirë. Sigurisht unë nuk jam plakur ende. Për kë e them këtë? Nuk e them për Federatën dhe Kombëtaren, por për mediat që shkruajnë se mua më ka ardhur fundi me Balajn dhe Sadikun”, tha Cikalleshi. /Sporrt Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online