VIDEO/ “Nga hero në zero” brenda pak ditësh, gafa e Etrit Berishës i sjell humbjen Torinos

Torino ka humbur sot në transfertën kundër Xhenoas, e cila merr tre pikë mjaft të vyera pas fitores 1-0. Sfda është vendosur që në minutën e 14 dhe protagonist ka qenë edhe Etrit Berisha. Portieri shqiptar shndërrohet nga hero në zero në vetëm pak ditë.

Pas dy paraqitjeve të një niveli të lartë, kapiteni i Kombëtares bëhet fajtor për humbjen. Në tentativë për të grushtuar topin, Berisha e lë sferën në zonë, nga ku Portanova tund rrjetën. Vetëm 10 minuta pas golit Xhenoa do të mbetej me 10 lojtarë në fushë, por epërsia numerike nuk i ka mjaftuar Torinos për të dalë me pikë nga transferta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online