Marash Kumbulla ka arritur numrin e 50 paraqitjeve në Serinë A. Ky është sezoni i tij i tretë në elitën e futbollit italian, ndërsa dy të parët i ka luajtur me fanella të ndryshme. Fillimisht me Veronën e më pas me Romën. Mbrojtësi shqiptar festoon 50 paraqitjet e tij të para në Serinë A në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë një video me momentet më kyçe të karrierës së tij.
Nga goli i parë me fanellën e Veronës te rrjetat e tundura me Romën, Kumbulla i përmbledh të gjitha në një postim në “Instagram”. Bashkangjitur videos, lojtari i Kombëtares kuqezi shkruan: “50 ndeshje në Serie A. Është vetëm fillimi”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram