VIDEO/ Kush shkon në Kishën e Laçit nga lojtarët kurbinas? Përgjigjet lojtari që fitoi penalltinë: Më mirë që më ndërhyri Bekaj

Laci arriti që të fitojë ndaj Tiranës me shifrat 1-0 falë golit të Lushkja. Ky i fundit shënoi nga penalltia pas ndërhyrjes së gabuar të Bekajt kundër Ardit Deliut. Mesfushori i Lacit ishte menjëherë në intervistë për “Sport Magazine që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari.

“Nuk besoj se keni dyshime për atë penalltinë që kemi fituar. Ishte penallti e pastër. Unë doja të kontrolloja topin dhe Bekaj më ka ndërhyrë direkt. Sigurisht që bëri mirë se ndryshe do e kisha të vështirë që të shënoja. Në atë moment ne e presim ndërhyrjen e portierit që të fitojmë penalltinë. Josa na ka sjellë qetësinë që na duhej”, tha Deliu.

I ngacmuar nga Xhepollari se cilët prej lojtarëve të Lacit shkojnë në Kishë para ndeshjeve të forta si ajo kundër Tiranës, Deliu shprehet mes të qeshurave: “Jo askush. Askush se ne jemi në Tiranë dhe vijmë në ditën e ndeshjes këtej”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online