VIDEO/ Nga festa për golin “fantazmë” te duart në kokë, reagimi epik i Carragher për Sterling

Mundësia e humbur e Sterlingut me portën bosh vulosi fatin e ndeshjes dje, pasi pas këtij aksioni Lyoni do të shënonte golin e knock-outit me anë të Moussa Dembele. Me vetëm pak metra larg portës dhe me portën e boshatisur, sulmuesi i Manchester City bëri të pamundurën duke e dërguar topin mbi traversë.

Sigurisht që të gjithë që e kanë parë ndeshjen kanë mbetur të shokuar dhe kanë bërtitur me zë të lartë pas këtij rasti flagrant të shpërdoruar nga Sterling që do të baraspeshonte rezultatin në 2-2. Të njëjtin reagim e kanë bërë edhe në studio të BT SPORT, teksa ish-lojtari i Liverpulit së bashku me kolegun e tij Micah Richards, kanë bërtitur me të madhe, pasi nuk iu besonin dot syve, duke kaluar nga festa e golit te duart në kokë.

Ky reagim ka sjellë mjaft të qeshura në sallë, megjithatë tregon edhe njëherë që emocionet që na i dhuron futbolli, nuk mund të barazohen me asnjë sport tjetër. Më poshtë keni mundësinë të shikoni reagimin të Jamie Carragher dhe kolegut të tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online