“Hakmarrje popullore për Sterling?” Trajneri francez ironizon Guardiolën: E ka fajin legjenda Pep për “Brexit”-in e City-t

Ligue 1 ka tashmë 2 skuadra në gjysmëfinale të Champions League dhe çdo francez mund të krenohet me këtë fakt. Ai që nuk nguron asnjëherë të flasë për ekipet e Francës është Raymond Domenech. Ish-trajneri i trikolorëve ka shkaktuar jo pak polemika kohëve të fundit. Fillimisht në shënjestrën e tij ishte Atalanta, të cilën përpara përballjes me PSG-në e kritikoi për mbrojte shumë të dobët dhe të papërfillshme për parisienët, ndërsa pas eliminimit ironizoi menjëherë Gasperinin dhe sensing taktik të teknikëve italianë.

Tashmë kur Lioni nxjerr jashtë Champions League një ekip si Manchester City, Domenech gjen kohën të reagojë sërish në rrjetin e tij social në “Twitter”. Sipas tij nuk duhet fajësuar Sterling për atë rast flagrant të humbur, por vetë Guardiola për atë që ai e quan me ironi “Brexit” të klubit anglez.

“Ne i jemi nënshtruar hakmarrjes popullore ndaj Sterling, por përgjegjësi i vërtetë për Brexitin futbollistik të Manchster City-t është vetë legjenda Pep. Pas asaj të sensit taktik të italianëve, është ky nocion i paqartë i bukurisë së lojës që përmbyset përballë realitetit”, shkruan Raymond Domenech./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online