VIDEO/ Nga dëmtimi në dëmtim, fati i keq i ndal Abrashit 50 minutat fantastike ndaj Bajernit

Lëndimet nuk e kanë lënë të qetë Amir Abrashin këtë sezon. Mesfushori shqiptar ka kalaur nga dëmtimi në dëmtim, duke u detyruar që për shumë kohë të mos jetë prezent në fushën e lojës. Lojtari 30-vjeçar është aktivizuar në ndeshjen e sotme nga trajneri i tij, duke zëvendësuar në minutën e 5-të shokun e skuadrës, Santamaria.

Me hyrjen e tij në lojë, Abrashi i jep mesfushës tonin e duhur, duke qenë një nga më të mirët në fushë për Frajburgun, edhe pse përballë kishte një ekip si Bajerni i Mynihut. Por fati i keq e përndjek edhe sot, teksa në minutën e 55 dëtyrohet të dalë sërish jashtë fushe. Problemet fizike i ndalin 50 minutat fantastike, të cilat prej kohësh mungonin në këmbët e tij.

Bajerni në fund ka dalë triumfues nga kjo ndeshje. Takimi me Frajburgun u mbyll në shifrat 2-1 për bavarezët, që shkëputen me 4 pikë diferencë nga Lajpcigu në krye të tabelës së klasifikimit. Golat u shënuan nga Levandovski dhe Myler, ndërsa për kundërshtarët ishte Petersen ai që tundi rrjetën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/CasaDaChampions/status/1350840089899839488

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online