“Do të vijnë edhe më shumë”! Drejtori sportiv e sheh si thesar, 5 klube të njohura pëlqejnë talentin e Shqipërisë

Talenti i Shqipërisë, Albion Ademi, ka shpërthyer në këtë sezon të ri me 14 gola të realizuara në 22 ndeshje te Marinheim. Këto statistika janë mbreslënëse për futbollistin 21-vjeç që ka të ardhmen përpara, me hapësirën për t’u përmirësuar. Të shumta janë klubet që kanë trokitur në skuadrën finlandeze që të marrin shërbimet e lojtarit të Shqipërisë U-21. Sipas asaj që raporton “Alandstidnignen” bëhet fjalë për Trabzonsporin në Turqi, Baselin në Zvicër, Az Alkmarin në Hollandë, Hajdukun e Splitit në Kroaci dhe Greuther Furth në Gjermani.

Të gjitha këto ekipe kanë shfaqur interes për të siguruar shërbimet e Ademit. Ndërkohë për vetë klubin e Marinhem ky lloj interesimi për një lojtar që është pjesë e tyre, vlerësohet si i rrallë. Për këtë arsye futbollisti kuqezi shihet si thesar, ndërsa drejtori sportiv i ekipit finlandez, Peter Matson, e sheh këtë rast si një ankand që nuk mund të mbyllet kaq lehtë kur kërkesa vjen në rritje: “Po është e vërtetë që janë këto interesime. Ne po bëjmë gjithçka në mënyrën e duhur dhe po presim se çfarë do të vijë. Besoj se shumë oferta të tjera do të vijnë me kalimine javëve”, ka thënë Mattson. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online