VIDEO/ Nga Barcelona B po kthehet në një yll të Europës, Setienin e nderon një…17-vjeçar

Barcelona ka marrë tre pikët e radhës në mbrëmjen e sotme teksa ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Levantes. Një triumf jo shumë bindës ky nga katalanasit, por në skuadrën që ka shumë dëmtime mjaftojnë tre pikët në fundin e 90 minutave.

E për t’i koleksionuar ndaj Levantes, mjafton i përhershmi Lionel Mesi për të servirur dhe një 17 vjeçar për të marrë rolin e heroit. Jemi duke folur për Ansu Fatin, lojtarin e ardhur nga Barcelona B, por që po shndërrohet në një yll të Europës.

Dopietë ka ardhur këtë herë nga sulmuesi i ri, që në minutat e 30 dhe 31 ka arritur të mbyll takimin dhe të bëjë që goli të duket kaq i lehtë. Rochina do të ngushtonte shifrat në minutat shtesë të ndeshjes, por Barcelona del kokëlartë nga stadiumi dhe i afrohet me tre pikë Realit kryesues. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online