VIDEO/ Gjykimin në Itali nuk ka VAR që e shpëton, polemikat vazhdojnë edhe në fitoren e Interit

Gjykimi në Seria A vazhdon të mbetet në qendër të polemikave dhe shumë i kritikuar, pavarësisht se përdoret edhe VAR. Arbitrat kanë mundësinë për t’iu rikthyer pamjeve dhe për të marrë më me qetësi vendimin e tyre, por kjo nuk do të thotë se bëhen “yjnorë” dhe të pagabueshëm.

Vetëm pak orë më parë ishte presidenti i Fiorentinës që u shpreh se arbitrat kishin ndikuar dhe ndihmuar Juventusin, megjithëse bardhezinjtë nuk kanë nevojë pasi janë një skuadër me buxhet të lartë dhe investojnë shumë në futboll. Ndërkohë Interi ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2 ndaj Udinezes në transfertë, pas dopietës së realizuar nga Lukaku, njëra prej tyre e ardhur me penallti. Shumë pretendime kanë pasur edhe vendasit për një 11-metërsh që sipas tyre u është mohuar, pasi Skrinar është hedhur i gjithi mbi Okakan dhe e ka ndaluar që të vejë te topi, por për arbitrin ishte gjithçka e rregullt. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online